Irani pezullon fluturimet për në Siri deri në fund të janarit

Azia

Irani pezullon fluturimet për në Siri deri në fund të janarit

Më: 24 dhjetor 2024 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Fluturimet me aeroplan nga Irani për në Siri do të mbeten të pezulluara deri në fund të janarit, njoftuan mediat lokale të martën.

Vendimi vjen pas rënies së presidentit aleat të Teheranit, Bashar al-Assad.

Sipas tyre “për të fluturuar në një vend, vendi i destinacionit duhet të japë leje hyrjeje dhe pranimi”, tha kreu i Organizatës së Aviacionit Civil të Iranit, Hossein Pourfarzaneh, cituar nga agjencia e lajmeve ISNA.

“Aktualisht, fluturimet për në Siri nuk do të lejohen deri më 22 janar, pas festave të Vitit të Ri”, shtoi ai.

Nuk ishte e qartë se kur Irani pezulloi fluturimet për në Siri.

Al-Assad u largua nga vendi në fillim të këtij muaji pasi Administrata e Operacioneve Ushtarake e udhëhequr nga “Hayat Tahrir al-Sham” (HTS) hyri në kryeqytetin Damask pas një sulmi rrufe.

Mijëra iranianë janë larguar nga Siria që nga marrja e pushtetit nga HTS, e cila pa ambasadën e Teheranit në Damask të vandalizuar.

Sundimtari i ri i Sirisë dhe udhëheqësi i HTS, Ahmed al-Sharaa ka folur kundër rolit të Republikës Islamike në Siri gjatë viteve.

Të hënën, ministria e jashtme e Iranit tha se nuk kishte “asnjë kontakt të drejtpërdrejtë” me autoritetin e ri qeverisës të Sirisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat