Aeroplani i avikompanisë të Azerbajxhanit që u rrëzua në Kazakistan, po transportonte 67 pasagjerë dhe pesë anëtarë të bordit.
Deri më tani raportohet se nga 72 sa ishin në total, vetëm 25 prej tyre i kanë shpëtuar vdekjes.
Në anën tjetër, ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në terren për të lokalizuar zjarrin në fluturake.
E në rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë video të reja të momentit të rrëzimit të aeroplanit pranë aeroportit të qytetit Aktau.
Të mbijetuarit janë dërguar në spitalin më të afërt për trajtim, është bërë e ditur nga ministria e Emergjencave në Kazakistan.
Aeroplani Embraer 190 ishte detyruar të bëjë ulje emergjente vetëm dy milje larg qytetit Aktau, ndërsa shkaqet e rrëzimit mbeten akoma të panjohura.