Rusia është e përgatitur të përdorë armë më të fuqishme me rreze të mesme, nëse konsiderohet e nevojshme gjatë vërejtjeve që trajtojnë aftësitë ushtarake, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin.
Ai këto komente i bëri në një konferencë shtypi pas samitit jozyrtar të Komonuelthit të Shteteve të Pavarura (CIS) dhe takimit të Këshillit të Lartë Ekonomik Euroaziatik në vendpushimin Igor në Leningrad, ku mori pjesë edhe presidenti bjellorus Alexander Lukashenko.
Putin tha se nuk e përjashton mundësinë e përdorimit të sistemeve të raketave balistike me rreze të mesme veprimi Oreshnik.
Ai shtoi gjithashtu se disa nga këto sisteme do të vendosen në Bjellorusi si pjesë e planeve strategjike të mbrojtjes ruse.
Më herët, Putin diskutoi me presidentin bjellorus Aleksandar Lukashenko mbi mundësinë e vendosjes së armëve të tilla si raketa balistike me rreze të mesme veprimi Oreshnik, duke thënë se ai beson se kjo do të bëhet e mundur në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.
Ndërsa, Lukashenko, tha pas takimit, se në Bjellorusi do të vendosen 10 sisteme raketore Oreshnik.
“Mendoj se janë dhjetë prej tyre për momentin dhe do të shohim në të ardhmen. Nëse rusët duan të dislokojnë më shumë, ne do të vendosim më shumë”, tha Lukashenko, i cili pretendon se ka rreth 30 lokacione në Bjellorusi ku mund të vendosen.