Izraeli godet Jemenin/ 6 të vdekur dhe disa të lënduar, plagoset anëtari i delegacionit të OBSH-së

Azia

Izraeli godet Jemenin/ 6 të vdekur dhe disa të lënduar, plagoset anëtari i delegacionit të OBSH-së

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 06:15
Foto ilustrim

Forcat izraelite kryen një seri sulmesh në kryeqytetin e Jemenit Sanaa dhe qytetin perëndimor të Hodeidah, duke vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Sulmi u krye në aeroportin e kryeqytetit ku një delegacion i OKB-së, i udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, priste të largohej, tha një zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Një anëtar i ekuipazhit nga ekipi i OKB-së u plagos, sipas Ghebreyesus. Delegacioni më vonë u evakuua në Jordani, tha të premten shefi i OBSH-së, duke shtuar se kolegu i tij do të merrte trajtim të mëtejshëm mjekësor atje.

“Sekretari i Përgjithshëm është jashtëzakonisht i shqetësuar për përkeqësimin e raporteve të Jemenit dhe Izraelit”, tha zëdhënësi.

Houthis me bazë në Jemen, të mbështetur nga Irani u zotuan të hakmerren për sulmet dhe disa orë më vonë ushtria izraelite tha se një raketë e lëshuar nga Jemeni ishte kapur para se të kalonte në territorin izraelit. Nuk raportohet për të lënduar, tha shërbimi i urgjencës së Izraelit.

Grupi militant Houthi ende nuk ka komentuar mbi raketën e kapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat