Spitali i fundit i madh funksional në veri të Gazës u evakuua me forcë nga ushtria izraelite të premten pasi dhjetëra njerëz u raportuan të vrarë në sulmet izraelite që synonin zonën.
Stafi mjekësor, përfshirë edhe drejtorin e spitalit, “Kamal Adëan”, janë arrestuar, thanë zyrtarët shëndetësorë të Gazës të shtunën.
Drejtori i spitalit, Dr. Hussam Abu Safiya, ishte ndër të parët që raportoi se rreth 50 njerëz ishin vrarë në sulmet ajrore izraelite të premten.
IDF kishte thënë se po kryente një operacion në zonë, duke pretenduar se spitali ishte një “bastion i terroristëve të Hamasit”.
Të premten, pacientët në spital u zhvendosën me forcë në Spitalin Indonezian aty pranë, i cili mjekët paralajmërojnë se është i dëmtuar dhe i papërshtatshëm për shkak të mungesës së gjeneratorëve të energjisë dhe ujit.
IDF tha se kishte “lehtësuar evakuimin e sigurt të civilëve, pacientëve dhe personelit mjekësor” përpara fillimit të operacionit, shkruan BBC.