Hetimi mbi atë që shkaktoi rrëzimin e avionit të Koresë së Jugut mund të zgjasë deri në tre vjet, tha ministria e vendit në një konferencë.
Hetimet në fluturimet komerciale mund të zgjasin nga gjashtë muaj deri në tre vjet, tha ai.
Duke marrë parasysh se avioni është prodhuar jashtë Koresë së Jugut, hetuesit do të duhet të konsultohen me prodhuesit e pjesëve kryesore të avionit, gjë që mund të nënkuptojë se hetimi kërkon një kohë të gjatë, tha ministri.
Deri më tani janë konfirmuar 177 viktima.Tragjedia, tha shefi lokal i zjarrfikësve, ishte “ndoshta për shkak se avioni mund të ketë hasur një tufë zogjsh dhe të kombinuara me kushte të pafavorshme moti, kanë sjellë probleme serioze në manovrim”. Megjithatë, shkaku i saktë do të shpallet vetëm pas një hetimi të thelluar të autoriteteve.
Pasagjeri më i ri në bordin e fluturimit Jeju Air i cili u ul të dielën në Aeroportin Ndërkombëtar Muan ishte një fëmijë tre vjeç dhe më i madhi ishte një 78-vjeçar, sipas shërbimit zjarrfikës.
Dy anëtarë të ekuipazhit i mbijetuan përplasjes dhe janë në spital.
Një javë zie do të mbahet në provincën Jeolla të Koresë së Jugut për të kujtuar viktimat e rrëzimit të avionit, tha një zyrtar provincial gjatë një konference të dielën.