Një zjarr masiv ka përfshirë katin e pestë të një hoteli në Bangkok nga i cili tre turistë humbën jetën.
Zjarri shpërtheu të dielën në mbrëmje ku tre persona me origjinë nga Brazili, Ukraina dhe SHBA humbën jetën, ndërkohë shtatë të tjerë po trajtohen në spital.
Hoteli ndodhet pranë zonës Khao San në Bangkok, e njohur për turistët që udhëtojnë me çanta shpine dhe për bare dhe hostele.
Një grua braziliane vdiq në vendngjarje, dhe dy burra, një amerikan dhe një ukrainas, u shpallën të vdekur në spital, njoftuan autoritetet të hënën, duke shtuar se po hetonin shkakun e zjarrit.
Në hotel ndodheshin 75 persona, 34 prej të cilëve u shpëtuan nga çatia, tha guvernatori në një deklaratë të hënën.
Turizmi është një nga shtyllat kryesorë të ekonomisë së dytë më të madhe në Azinë Juglindore. Tajlanda regjistroi 32 milionë vizita nga turistë të huaj nga 1 janari deri më 1 dhjetor, një rritje prej 28% krahasuar me vitin e kaluar.
Në vitin 2019, para pandemisë, numri i vizitorëve arriti një rekord prej gati 40 milionësh.