Vijojnë paqartësitë politike në Korenë e Jugut

Azia

Vijojnë paqartësitë politike në Korenë e Jugut

Më: 4 janar 2025 Në ora: 17:02
Vijojnë paqartësitë politike në Korenë e Jugut

Hetuesit e Koresë së Jugut i kërkuan përsëri Presidentit në detyrë të vendit të shtunën që të urdhërojë shërbimin e sigurisë presidenciale që të zbatojë një urdhër arresti për Presidentin e shkarkuar nga parlamenti Yoon Suk Yeol. Ndërkohë në kryeqytetin e vendit u mbajtën protesta kundër dhe pro zotit Yoon.

Mijëra protestues u mblodhën në qendër të Seulit të shtunën për të kërkuar arrestimin e menjëhershëm të presidentit të shkarkuar nga parlamenti të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol. Protestuesit dënuan vendimin e tij për të sfiduar përpjekjet e hetuesve për ta arrestuar të premten.

“Nën drejtimin e Yoon Suk Yeol, policia i shtypi protestuesit me forcë. Ndjej zemërim të madh sepse policia po tregohet kaq e pabindur duke mos zbatuar urdhrin e arrestit për të”, tha një protestues kundër Presdientit Yeol.

“Shpresoj që secili prej nesh të bashkohet që vendi ynë Koreja e Jugut të lëvizë drejt një demokracie të vërtetë”, tha një tjetër protestues kundër Presdientit Yeol.

Hetuesit e Koresë së Jugut i kërkuan përsëri Presidentit në detyrë të vendit të shtunën që të urdhërojë shërbimin e sigurisë presidenciale që të zbatojë një urdhër arresti për Presidentin e shkarkuar nga parlamenti Yoon Suk Yeol.

Agjencia kundër korrupsionit e vendit tha se i tërhoqi hetuesit e saj për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tyre, pasi forcat e ruajtjes presidenciale nuk i lejuan ata të hynin në rezidencën e zotit Yoon për orë të tëra.

Po ashtu mbështetës të zoti Yoon dolën në rrugë, në përkrahje të tij.

“Tani, vendi ynë po lufton kundër agjentëve kinezë dhe atyre që i nënshtrohen socializmit. Por ne do të shërohemi shpejt. Presidenti ynë, Yoon Suk Yeol është në ballë të kësaj lufte”, deklaroi një protestues pro Presdientit Yeol

“Tetë vjet më parë, ata hoqën padrejtësisht Presidenten Park Geun-hye dhe tani ata po përpiqen të largojnë edhe Presidentin Yoon, bazuar në akuza absurde. Nuk ka asnjë problem nëse presidenti shpalli gjendjen e jashtëzakonshme”, deklaroi një tjetër mbështetës i Presdientit Yeol.

Ngjarjet e të premtes ndodhën në vazhdën e një muaji të trazuar politik që filloi me 3 dhjetor, kur Presidenti Yoon, një ish prokuror konservator, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme u shfuqizua shpejt nga ligjvënësit, të cilët më vonë votuan për të shkarkuar zotin Yoon dhe pezulluan kompetencat dhe detyrat e tij presidenciale, por vendimi përfundimtar për shkarkimin e tij tani është në duart e Gjykatës Kushtetuese e vendit.

Zoti Yoon e ka mbrojtur dekretin e tij për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme si një akt të domosdoshëm qeverisjeje./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat