Sulmet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës kanë vrarë të paktën 70 njerëz, thanë mjekët palestinezë të shtunën.
Ndërsa ndërmjetësit nisën një shtytje të re armëpushimi për t’i dhënë fund luftës 15-mujore.
Të paktën 17 nga ata që vdiqën u vranë në sulmet ajrore në dy shtëpi në qytetin e Gazës, shkruan Reuters.
Mjekët thanë se në mesin e të vrarëve ka dhe fëmijë.