Vendosi ligjin ushtarak, përfundon sot afati për arrestimin e presidentit të Koresë së Jugut

Azia

Vendosi ligjin ushtarak, përfundon sot afati për arrestimin e presidentit të Koresë së Jugut

Më: 6 janar 2025 Në ora: 08:31
Foto ilustrim

Ndërkohë që sot përfundon afati për urdhër-arrestin e lëshuar për presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është shumë pranë, agjencia kundër korrupsionit e vendit i ka kërkuar policisë që të ndalojë liderin.

Zyra e Hetimit të Korrupsionit për Zyrtarët e Lartë thuhet se e bëri kërkesën në polici të dielën.

“CIO na dërgoi një letër zyrtare duke kërkuar bashkëpunimin tonë pa konsultime paraprake”, tha një zyrtar i policisë për botimin koreano-jugor.

Kërkesa vjen pasi hetuesit dështuar ta arrestonin presidentin në rezidencën e tij në Seul të premten.

Automjetet e policisë dhe turmat e mbështetësve të presidentit u panë jashtë shtëpisë së tij në kryeqytetin e Koresë së Jugut gjatë fundjavës. Fotot treguan protestuesit të shtrirë përpara policisë në një përpjekje për të bllokuar autoritetet të futeshin në rezidencë.

Autoritetet kundër korrupsionit hynë në portën e pronës së Yoon, pas së cilës pasoi një përplasje midis ekipit të tij të sigurisë dhe hetuesve të policisë. Në vendngjarje ishin një kontingjent i madh prej 3000 policësh.

Megjithatë, hetuesit përfundimisht braktisën përpjekjet e tyre rreth pesë orë pas mbërritjes, pa arritur të prangosin presidentin.

“Ne përcaktuam se ekzekutimi i urdhrit të paraburgimit do të ishte praktikisht i pamundur për shkak të konfrontimit të vazhdueshëm dhe pezulluam ekzekutimin për shkak të shqetësimit për sigurinë e personelit të shkaktuar nga rezistenca”, tha Zyra e Hetimit të Korrupsionit për Zyrtarët e Lartë.

“Ne planifikojmë të vendosim për hapat e ardhshëm pas një rishikimi. Shprehim keqardhje serioze për sjelljen e të dyshuarit i cili refuzoi të respektojë procedurat e përcaktuara me ligj”, shtoi ajo.

Përpjekja për të arrestuar Yoon erdhi pasi një gjykatë e Koresë së Jugut lëshoi një urdhër arresti dhe kontrolli më 31 dhjetor për vendosjen nga ana e tij të ligjit ushtarak. Yoon është pezulluar nga posti i tij që nga 14 dhjetori.

Yoon shpalli gjendjen ushtarake në një fjalim televiziv më 3 dhjetor. Presidenti tha se masa ishte e nevojshme për shkak të veprimeve të opozitës liberale të vendit, Partisë Demokratike, të cilën ai e akuzoi për kontrollin e parlamentit, simpati ndaj Koresë së Veriut dhe paralizim të qeverisë.

Sipas Kushtetutës së Koresë së Jugut, nëse një president në detyrë akuzohet për kryengritje, policia ka autoritetin ta arrestojë atë ndërsa ai është ende në detyrë.

Një ekip i përbashkët hetimor kërkoi urdhrin për akuza për kryengritje dhe abuzim me pushtetin pasi ata thanë se Yoon injoroi tre thirrje për t’u paraqitur për t’u marrë në pyetje.
Vendimi i gjykatës për dhënien e mandatit është i pari për një president në historinë e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat