Peshku ton me madhësinë e një motoçiklete, ja për sa u shit në ankandin e Tokios

Azia

Peshku ton me madhësinë e një motoçiklete, ja për sa u shit në ankandin e Tokios

Më: 6 janar 2025 Në ora: 19:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në një ankand në Tokio një peshk ton me madhësinë e një motoçiklete është blerë për më shumë se 1 milion paund.

Peshku me peshë 276 kg, u ble për 207 milion jen (1.05 milion paund) në Toyosu Fish Market në Tokio. Kjo është vlera e dytë më e madhe e paguar ndonjëherë në ankandin vjetor të peshkut në Japoni.

Oferta fituese u bë nga, Onodera Group, një grup restorantesh japoneze të vlerësuar me Michelin Star, çmimi më prestigjioz për restorantet.

Çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë është 1.7 milion paund, paguar nga pronari i restorantit Kiyoshi Kimura në vitin 2019 për një peshk ton 278 kg.

Grupi Onodera tha se blerja, i cili u kap në ujërat e qytetit verior të Oma, do të shërbehet në disa restorante në të gjithë Japoninë.

Ndërkohë në ankandin e peshkut në Japoni ka pasur edhe një rekord tjetër, rreth 350 gr iriq deti “Hokkaido” u shitën për 35,500 paund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat