Pamje dhe detaje nga tërmeti që la dhjetëra të vdekur në rajonin e Tibetit

Azia

Pamje dhe detaje nga tërmeti që la dhjetëra të vdekur në rajonin e Tibetit

Më: 7 janar 2025 Në ora: 08:29 Përditësuar në ora: 10:29 më 07.01.2025
Foto ilustrim

Një tërmet i fuqishëm vret 95 njerëz në Tibet

Të paktën 95 njerëz kanë vdekur dhe 130 janë lënduar nga një tërmet i fuqishëm që e goditi rajonin bjeshkor të Tibetit të martën në mëngjes, raportojnë mediat shtetërore kineze.

Shumë njerëz të tjerë kanë ngecur nën rrënoja të shtëpive dhe ndërtesave në këtë rajon në perëndim të Kinës.

Mediat shtetërore raportuan se 1.000 shtëpi janë dëmtuar në Tibet.

Tërmeti u ndje edhe në Nepalin fqinj dhe në pjesë të Indisë.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së njoftoi se tërmeti ishte me magnitudë prej 7.1 ballësh dhe goditi në një thellësi prej rreth 10 kilometrash. Kina e regjistroi tërmetin si 6.8 ballësh.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 75 kilometra në verilindje të Malit Everest, i cili shtrihet në kufirin mes Kinës dhe Nepalit. Kjo zonë është sizmologjikisht aktive, pasi aty përplasen mes vete pllakat nëntokësore të Indisë dhe Eurazisë.

Rreth 50 lëkundje u dëgjuan në tri orët pas tërmetit, dhe zona turistike e Malit Everest në anën kineze u mbyll si pasojë.

Rreth 1.500 zjarrfikës dhe shpëtimtarë janë dërguar për t’i kërkuar njerëzit e ngecur nën rrënoja, sipas Ministrisë së Menaxhimit të Emergjencave. Gjithashtu, 200 ushtarë iu bashkuan operacionit të kërkimit, raportojnë mediat shtetërore.

Lideri i Kinës, Xi Jinping, bëri thirrje për përpjekje të gjithanshme për shpëtimin e njerëzve, minimizimin e viktimave dhe sistemimin e personave që kanë humbur shtëpitë e tyre.

Ndërkohë, në Nepal, autoritetet u kërkuan zyrtarëve në zonën bjeshkore në afërsi të epiqendrës të shikojnë nëse ka viktima apo dëme.

Qendra Kombëtare e Operacioneve Emergjente në Kathmandu raportoi se njerëzit në verilindje të Nepalit e ndien tërmetin, por nuk kishte njoftime të menjëhershme për lëndime apo dëme në shtëpi./REL

Pamje dhe detaje rreth tërmetit të fuqishëm në Tibet që la mbi 50 të vdekur

Të paktën 53 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pas një tërmeti të fortë në Kinë, sipas mediave shtetërore të vendit.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) tha se kishte regjistruar një tërmet me magnitudë 7.1 ballë, me qendër në rajonin e Tibetit, shkruajnë mediat e huaja.

Ai goditi në një zonë malore, pranë kufirit me Nepalin, pak pas orës 9:05 të mëngjesit të martën, sipas Qendrës së Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë

Televizioni shtetëror i Kinës (CCTV) tha se epiqendra ishte në rajonin Tingri, rreth 380 km (240 milje) nga kryeqyteti i Tibetit Lhasa dhe rreth 23 km (14 milje) nga qyteti i dytë më i madh i rajonit, Shigatse – i njohur gjithashtu si Xigaz.

Shigatse është një nga qytetet më të shenjta të Tibetit. Është shtëpia e Manastirit Tashilhunpo – selia tradicionale e Panchen Lama, i cili është i dyti vetëm pas Dalai Lamës për sa i përket autoritetit shpirtëror në budizmin tibetian.

Ndërkohë janë publikuar pamje që tregojnë momentin e dridhjeve dhe pasojat e tij. 

Pamjet:

​Dhjetëra të vdekur nga tërmeti i fuqishëm në rajonin e Tibetit

Të paktën 53 persona kanë humbur jetën pasi një tërmet i fuqishëm goditi një rajon të largët të Tibetit të martën në mëngjes.

Lëkundjet e dridhjeve u ndien në Nepalin fqinj dhe pjesë veriore të Indisë.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) tha se tërmeti me magnitudë 7.1 goditi në orën 9:05 të mëngjesit, me orën lokale, dhe u pasua nga goditje të shumta, raporton CNN.

Mbi 60 persona të tjerë u lënduan nga tërmeti ndërkaq, më shumë se 1.000 shtëpi u dëmtuan në qarkun Tingri, ku ndodhet dhe epiqendra.

Videot në mediat sociale kineze, të gjeolokuara nga CNN, treguan çati të dëmtuara, ballina të dyqaneve dhe mbeturina të grumbulluara në rrugët e qarkut Lhatse, rreth 86 kilometra nga epiqendra. Disa makina dhe motoçikleta të parkuara përgjatë rrugës janë dëmtuar gjithashtu, tregojnë pamjet.

Ekipet e shpëtimit, përfshirë forcat ajrore kineze, janë bashkuar në përpjekjet e kërkimit, njoftoi transmetuesi shtetëror. Tre fshatra kishin humbur sinjalet telefonike deri në mesditë, sipas transmetuesit.

Gjithsej 49 pasgoditje u regjistruan që nga mesdita e së hënës, sipas Qendrës së Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat