Mbi 90 viktima nga tërmeti në Tibet

Azia

Mbi 90 viktima nga tërmeti në Tibet

Më: 7 janar 2025 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Ka shkuar në 95 numri i personave të vdekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi rajonin e Tibetit të martën. Raportohet për 130 persona të tjerë që kanë mbetur të lënduar.

Dhjetëra të vdekur nga tërmeti i fuqishëm në rajonin e Tibetit

Të paktën 53 persona kanë vdekur pasi një tërmet i fuqishëm goditi një rajon të largët të Tibetit të martën në mëngjes.

Lëkundjet u ndien në Nepalin fqinj dhe pjesë veriore të Indisë.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) tha se tërmeti me magnitudë 7.1 goditi në orën 9:05 të mëngjesit, me orën lokale, dhe u pasua nga goditje të shumta, raporton CNN.

Mbi 60 persona të tjerë u lënduan nga tërmeti ndërkaq, më shumë se 1.000 shtëpi u dëmtuan në qarkun Tingri, ku ndodhet dhe epiqendra.

Videot në mediat sociale kineze, të gjeolokuara nga CNN, treguan çati të dëmtuara, ballina të dyqaneve dhe mbeturina të grumbulluara në rrugët e qarkut Lhatse, rreth 86 kilometra nga epiqendra. Disa makina dhe motoçikleta të parkuara përgjatë rrugës janë dëmtuar gjithashtu, tregojnë pamjet.

Ekipet e shpëtimit, përfshirë forcat ajrore kineze, janë bashkuar në përpjekjet e kërkimit, njoftoi transmetuesi shtetëror. Tre fshatra kishin humbur sinjalet telefonike deri në mesditë, sipas transmetuesit.

Gjithsej 49 pasgoditje u regjistruan që nga mesdita e së hënës, sipas Qendrës së Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat