Një burrë nga Mumbai i Indisë ka fituar epitetin e “lypësit më të pasur në botë” pasi ka grumbulluar një pasuri të jashtëzakonshme prej 1 milion dollarësh duke lypur.
Bharat Jain, i cili jeton në kryeqytetin financiar të Indisë, ka kthyer lypjen në një “art” të vërtetë. Çdo ditë ai arrin të fitojë rreth 2500 rupie (30 dollarë) nga kalimtarët, që përkthehet në një mesatare mujore prej 75,000 rupi (913 dollarë).
Megjithëse këto shifra mund të duken të vogla në vende si SHBA, kostoja e ulët e jetesës dhe çmimet e pronave në Indi i japin fuqë blerëse të madhe të ardhurave të tij.
Përmes fitimeve të tij, Bharat ka arritur të blejë një apartament me dy dhoma në Mumbai, i cili vlerësohet në 12 milionë rupi (rreth 146,000 dollarë). Gjithashtu, ai zotëron dy dyqane në qytetin Thane, të cilat i jep me qira për 30,000 rupi në muaj.
Për shkak të kushteve të vështira Bharat nuk është shkolluar, por ka siguruar që fëmijët e tij të marrin një arsimim cilësor në shkolla private.
Bharat kalon 10 deri në 12 orë çdo ditë duke lypur në stacionin hekurudhor Chhatrapati Shivaji dhe fushën sportive Azad Maidan. Edhe pse familja e tij i ka kërkuar të ndalojë së lypuri dhe të jetojë nga qiratë e pronave, Bharat nuk ka plane ‘për të dalë në pension’.
Të ardhurat e Bharat Jain e tejkalojnë pagën mesatare të nevojshme për një jetë komode në Mumbai, që vlerësohet në rreth 730 dollarë në muaj. Kjo e bën historinë e tij unike, por njëkohësisht ngre pyetje mbi përceptimin e lypjes dhe mundësitë që disa individë mund të krijojnë edhe në kushtet më të pazakonta