Një nga tempujt më të pasur të Indisë ka kërkuar falje pasi gjashtë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një përplasje, teksa ishin në radhë për biletat për një festival që e vizitojnë qindra mijëra çdo vit.
Incidenti ndodhi të mërkurën mbrëma,.
Mijëra persona u mblodhën në qytetin tempull të Tirupati në shtetin jugor të Andhra Pradesh, shkruan BBC.
Zyrtarët në shtet kanë thënë se do të ndërmerren veprime të rrepta kundër punonjësve të tempullit që janë gjetur përgjegjës për tragjedinë.