Sulmet izraelite në Gaza, vritet kameramani palestinez Saed Abu Nabhan

Azia

Sulmet izraelite në Gaza, vritet kameramani palestinez Saed Abu Nabhan

Më: 11 janar 2025 Në ora: 09:58
Saed Abu Nabhan

Kameramani i pavarur i AA-së në Gaza, Saed Abu Nabhan, u vra në një sulm të ushtrisë izraelite me armë me rreze të gjatë,.

Ushtria izraelite rrethoi dhe qëlloi një zonë ku ndodheshin një numër i madh gazetarësh në kampin e refugjatëve Al-Jadeed në rajonin Nuseirat të pjesës qendrore të Rripit të Gazës.

Në pamjet e marra nga vendi i ngjarjes, shihet se si punonjësit humanitarë nxjerrin me shpejtësi një të plagosur nga një shtëpi, ndërsa Abu Nahban, i cili ishte afër dhe vrapoi duke ndjekur të gjithë ngjarjen me pajisjet e tij, u qëllua nga ana e kundërt, me siguri me armë me tytë të gjatë.

Abu Nahban ra përtokë dhe mbeti i palëvizur për disa momente, ndërsa njerëzit përreth nuk guxuan t’i afrohen nga frika se mund të ishin objektivi i të shtënave të ushtrisë izraelite.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA gjithashtu njoftoi në një raport lidhur me këtë sulm se gazetari Saed Abu Nabhan u vra.

25-vjeçari Saed Abu Nabhan ishte i martuar dhe babai i një fëmije.

Me vrasjen e Abu Nabhan-it, numri i gazetarëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 203. Përpos kësaj, sipas raportimeve, 399 gazetarë janë plagosur, ndërsa 43 të tjerë janë kapur.

Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, që nga 7 tetori 2023, janë vrarë mbi 46 mijë palestinezë, rreth 17.841 prej të cilëve janë fëmijë dhe 12.298 janë gra, ndërsa janë plagosur 109.378 të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat