Kina kampione e botës në eksport më 2024

Azia

Kina kampione e botës në eksport më 2024

Më: 15 janar 2025 Në ora: 08:43
Rekordi i eksporteve kineze

Vëllimi i eksporteve kineze u rrit fuqishëm në vitin 2024 dhe arriti vlerën prej 3.4 trilionë euro. Por konsumi i brendshëm mbetet i dobët. Në krizë është edhe tregu kinez i imobilieve.

Kinasipas të dhënave të saja, është ende eksportuesi më i madh në botë. Siç njoftuan autoritetetdoganoretë vendit, eksportet kineze në vitin 2024 arritën një vëllim total prej rreth 3.4 trilionë euro, që do të thotë se Kina vendosi një rekord të ri për eksportet e mallrave vitin e kaluar. Sipas shifrave zyrtare, eksportet u rritën me 5.9 për qind në 12 muajt e fundit (krahasuar me vitin 2023), ndërsa rritja më e madhe ka qenë nga fundi i vitit.

Sa i përket importeve, edhe ato janë rritur në vitin 2024 – me 1.1% krahasuar me një vit më parë. Fakti që vëllimi i eksporteve u rrit ndjeshëm në dhjetor të vitit të kaluar tregon se tregtia e jashtme kineze është aktualisht një nga shtyllat e pakta mbi të cilat mund të mbështetet ekonomia kombëtare e Kinës.

Problemet ekonomike në Lindjen e Largët

Në sektorë të tjerë, gjërat nuk po zhvillohen aq mirë. Që nga fundi i pandemisë së virusit korona, ekonomia e Kinës po rimëkëmbet ngadalë. Konsumi i brendshëm mbetet i dobët, ka pasiguri në lidhje me prodhimin industrial, ndërsa tregu i pasurive të paluajtshme mbetet në krizë – pavarësisht një sërë masash ekonomike të miratuara nga qeveria kineze gjatë vjeshtës së vitit 2024.

Instituti Kombëtar i Statistikave pritet të nxjerrë të dhënat përfundimtare për vitin 2024 në lidhje me rritjen ekonomike në fund të kësaj jave. Në mars të vitit të kaluar, udhëheqja e partisë dhe e shtetit vendosën një objektiv të rritjes së PBB-së prej rreth pesë për qind për vitin 2024.

Çfarë parashikon Banka Botërore?

Kreu i shtetit dhe partisë Xi Jinping la të kuptohet në mesazhin e tij të Vitit të Ri se ky qëllim mund të arrihet. Në dhjetor, Banka Botërore rishikoi parashikimin e saj për rritjen ekonomike në Kinë në 4.9 për qind të PBB-së. Por në vitin 2025 do të ketë edhe sfida të reja, sepse më 20 Janar vjen në pushtet presidenti i ri amerikan Donald Trump, i cili ka paralajmëruar rritjen e doganave për produktet kineze. Ndërsa rritja e vëllimit ekonomik është me rëndësi edhe për Gjermaninë, sepse shumë kompani gjermane janë të ndërlidhura me tregun kinez./DW

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat