Armëpushimi në Gaza! 737 të burgosur palestinezë do të lirohen në këmbim të 33 pengjeve izraelite

Azia

Armëpushimi në Gaza! 737 të burgosur palestinezë do të lirohen në këmbim të 33 pengjeve izraelite

Më: 18 janar 2025 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Izraeli do të lirojë 737 të burgosur palestinezë në këmbim të 33 pengjeve izraelitë sipas fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit të Gazës.

Të cilën qeveria izraelite e miratoi të shtunën, njoftoi Ministria e Drejtësisë.

Si pjesë e fazës së parë të armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, “qeveria miratoi lirimin e 737 të burgosurve dhe të paraburgosurve nën paraburgim administrativ,” tha ministria në një deklaratë.

Ndër të burgosurit që pritet të lirohen është Zakaria Zubeidi, përgjegjës për sulme të shumta kundër civilëve izraelitë dhe ish-kreu i Brigadave al-Aksa, krahu i armatosur i Fatahut, i cili u arratis nga një burg izraelit në vitin 2021.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat