Tërmet i fortë në Tajvan, mbi 20 të plagosur

Azia

Tërmet i fortë në Tajvan, mbi 20 të plagosur

Më: 21 janar 2025 Në ora: 08:35
Foto ilustrim

Një tërmet me magnitudë 6.4 i dhkallës Rihter  goditi Tajvanin jugor pak pas mesnatës të së martës, duke dëmtuar disa ndërtesa dhe duke plagosur të paktën 27 persona, thanë autoritetet e ishullit.

Midis tyre ishin gjashtë persona, përfshirë një foshnjë një muajshe, të cilët u shpëtuan nga një shtëpi e shembur në distriktin Nanxi, Tainan.

Nuk raportohet për të vdekur, megjithëse ekipet e shpëtimit janë ende duke vlerësuar dëmet.

Epiqendra e tërmetit ishte në qytetin Dapu në qarkun Chiayi në një thellësi prej 9.7 kilometrash, thanë autoritetet, raporton AP.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat