Ky është momenti dramatik kur një tërmet me fuqi 6 magnitudë godet Tajvanin.
Pamjet amatore brenda një kafiterie, shfaq klientët që mbesin të habitur kur brenda lokalit gjithçka fillon të dridhet.
Në një moment tjetër, punonjësi i një marketi pastron dyshemenë, që është mbushur me lëngje të ndryshme që u thyen pasi ranë nga raftet.
Epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra në veri të Yujing, kurse një fëmijë ka përfunduar në spital pasi u shpëtua nga zjarrfikësit në një shtëpi të shembur në Nanxi.
Të paktën 27 persona janë lënduar, që shkaktoi të çara nëpër shtëpi dhe detyroi autoritetet të evakuojnë lagje të tëra.