Katër pengje të tjerë izraelitë pritet të lirohen nga Gaza

Azia

Katër pengje të tjerë izraelitë pritet të lirohen nga Gaza

Më: 25 janar 2025 Në ora: 09:00
Pengjet

Lëvizja militante palestineze Hamas pritet të lirojë katër ushtare izraelite të shtunën.

Kjo në këmbim të një grupi të burgosurish palestinezë sipas një marrëveshjeje armëpushimi që synon t’i japë fund luftës 15-mujore në Gaza.

Katër ushtaret – Karina Ariev, Daniela Gilboa, Naama Levy dhe Liri Albag – u vendosën të gjithë në një post vëzhgimi në buzë të Gazës dhe u rrëmbyen nga luftëtarët e Hamasit që pushtuan bazën e tyre gjatë sulmit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, raporton Reuters.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat