Rehabilitimi fizik dhe emocional i pengjeve të liruara izraelite

Azia

Rehabilitimi fizik dhe emocional i pengjeve të liruara izraelite

Më: 25 janar 2025 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Pengjet izraelite të liruar nga Hamasi në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit në Gazë, përballen me një rrugë të gjatë drejt rehabilitimit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Linda Gradstein nga Jerusalemi, ekspertët thonë se trauma fizike dhe psikologjike që ata dhe të tjerët pësuan do të marrë kohë për t'u shëruar.

Tre pengje izraelite të liruar pas 471 ditësh në robëri në Gazë u dërguan direkt në një spital izraelit.

Gratë e reja dukej se ishin në gjendje relativisht të mirë shëndetësore.

Por personeli mjekësor izraelit është i përgatitur që pengjet e liruara dhe të gjithë ata që ende po mbahen peng do të kthehen në shtëpi me plagë fizike dhe emocionale.

Sipas ekspertëve mjekësorë izraelitë, të gjitha sistemet e organizmit ka të ngjarë të preken nga pasojat e qëndrimit për një kohë të gjatë në tunele nëntokësore me ajër, dritë dhe ushqim të kufizuar.

“Pas një kohe kaq të gjatë prej 15 muajsh, ne presim shumë sëmundje si fizike ashtu edhe mendore, pavarësisht gjendjes së tyre shëndetësore para rrëmbimit të tyre”, thotë Dr. Amir Blumenfeld, specialist i traumës.

Psikologët e rehabilitimit, si Einat Yehene thonë se pengjet do të përballen me probleme emocionale.

“Simptoma si çorientim, nervozizëm emocional, tërheqje emocionale, vështirësi për t'u lidhur me të tjerët, vështirësi në shfaqjen e emocioneve”, thotë psikologia Einat Yehene.

Si psikologët ashtu edhe familjet e pengjeve të liruar po vazhdojnë mësojnë se si të përballen me traumën që ata pësuan.

“Ne jemi mësuar me një mënyrë të re të mbështetjes, duke u dhënë atyre hapësirë. Së pari duhet t’u japim hapësirë dhe t’i lejojmë ata të marrin vetë drejtimin dhe kontrollin e jetës dhe historisë së tyre”, thotë Inbar Goldstein, familjare e një prej pengjeve të liruar.

Të afërm të tjerë të pengjeve të liruar thonë se nuk do ta harrojnë kurrë përvojën e tyre, por shpresojnë se do të mësojnë se si të merren me këtë. Bashkëshortja e izraelitit Avichai Brodutch dhe tre fëmijët e tij të vegjël u rrëmbyen më 7 tetor në një vendbanim në Izraelin jugor dhe u liruan në bazë të marrëveshjes së armëpushimit në nëntor të vitit 2023.

“Mjerisht, është pjesë e jetës sonë dhe është pjesë e jetës sime dhe e jetës së familjes sime. Por çdo ditë falënderoj Zotin për atë që kam. Kam përjetuar një mrekulli”, thotë ai.

Disa nga familjet e pengjeve të tjera ende nuk e dinë nëse të afërmit e tyre janë gjallë apo të vdekur dhe nëse do të lirohen. Edhe ata janë në pritje të një mrekullie.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat