Ndërsa turmat festojnë lirimin e të burgosurve palestinezë dhe pengjeve izraelite, Hazem Hassouna dhe familja e tij po cmontojnë tendën ku jetojnë. I zhvendosur me familjen e tij në në qytetin Deir al-Balah në Gazën qëndrore që nga shkurti i vitit 2024, Hassouna tha se ai ka pritur me ankth që të mund të kthehet në atë që ka mbetur nga shtëpia e tij në Gazën veriore që kur ka dëgjuar për armëpushimin.
“U zhvendosëm në Deir al-Balah që nga shkurti (2024). Pasi dëgjuam lajmet për armëpushimin, marrëveshjen dhe shkëmbimin e të burgosurve, po përgatitemi të kthehemi në shtëpitë tona – ose në atë që ka mbetur nga shtëpitë tona. Presim me padurim kthimin në tokën tonë”, tha ai.
Hassouna shtoi se palestinezët në Gaza janë të lumtur për marrëveshjen që ndaloi konfliktin 15-mujor.
“Askush nuk mund ta shohë gëzimin në zemrat tona nga kjo marrëveshje dhe ky armëpushim. I lutemi Zotit që ky armëpushim të respektohet dhe të kthehemi të sigurt në shtëpitë tona – kjo është shpresa jonë më e madhe. Do të kthehemi në banesat tona në këmbë, kjo është e sigurt, sepse ne nuk kemi më automjete – të gjitha u shkatërruan për shkak të luftës”, tha ai.
Hamasi liroi katër ushtarë izraelite të shtunën (25 janar) në këmbim të 200 të burgosurve palestinezë, shkëmbimi i dytë sipas armëpushimit të Gazës.