Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi ka kritikuar planin e presidentit amerikan Donald Trump për të zhvendosur palestinezët nga Rripi i Gazës në vende të tjera, duke sugjeruar dërgimin e izraelitëve në Grenlandë.
“Sugjerimi im është ndryshe. Në vend të palestinezëve, dëboni izraelitët dhe dërgojini në Grenlandë, që të mund të vrisni dy zogj me një gur.” deklaroi Araghchi .
Presidenti Trump ka kërcënuar të fitojë Grenlandën, një territor gjysmë autonom i Mbretërisë së Danimarkës për vite me radhë dhe pas marrjes së detyrës në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, ai tashmë e ka përsëritur këtë koncept disa herë.
Për më tepër, sa i përket Gazës, të shtunën e kaluar më 25 janar presidenti amerikan shpresoi se Jordania Egjipti dhe vendet e tjera arabe mund të rrisin numrin e refugjatëve palestinezë që vijnë nga Rripi i Gazës, në mënyrë që të mund të vazhdojë me rindërtimin e zonave të shkatërruar nga konflikti.
Transferimi i palestinezve është refuzuar vazhdimisht nga Jordania dhe Egjipti.