U shkelën nga turma, 12 viktima dhe dhjetëra të plagosur nga festivali hindu në Indi

Azia

U shkelën nga turma, 12 viktima dhe dhjetëra të plagosur nga festivali hindu në Indi

Më: 29 janar 2025 Në ora: 08:00
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku të paktën 12 njerëz humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën për shkak të kaosit të zhvilluar gjatë një festivali hindu Kumbh Mela, në Indinë veriore.

Miliona njerëz u mblodhën për t’u larë në një nga vendet më të shenjta në bashkimin e tre lumenjve, Ganga, Yamuna dhe Sarasëati, ndërkohë që turmat shtypën viktimat duke u marrë edhe jetën.

Çfarë është Kumbh Mela?

Fedtivali mbahet çdo 12 vjet, dhe e mërkura është dita më e madhe e festivalit. Zyrtarët kanë deklaruar se deri në 100 milionë njerëz pritet të marrin pjesë në ditën e larjes. Besimtarët hindu besojnë se larja në ujin e shenjtë do t’i pastrojë ata nga mëkatet dhe do t’i ndihmojë ata të arrijnë shpëtimin.

Adhurues nga e gjithë bota kanë marrë pjesë në festivalin i cili filloi më 13 janar dhe do të vazhdojë deri më 26 shkurt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat