Vriten 10 persona në një sulm ajror izraelit në Bregun Perëndimor

Azia

Vriten 10 persona në një sulm ajror izraelit në Bregun Perëndimor

Më: 30 janar 2025 Në ora: 08:21
Foto ilustrim

Autoriteti Palestinez njoftoi mbrëmjen e së mërkurës se të paktën 10 persona u vranë në Bregun Perëndimor të pushtuar në një sulm ajror nga forcat e armatosura izraelite, të cilat ata konfirmuan se kishin në shënjestër një “celulë të armatosur terroriste”.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze bëri të ditur se përveç 10 të vdekurve ka të lënduar, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike për jetën.

Në një deklaratë, lëvizja islamike palestineze Hamas denoncoi krimet të izraelitëve në Bregun Perëndimor.

Sulmi vjen një javë pas fillimit të një operacioni ushtarak izraelit në shkallë të gjerë në qytetin e Jeninit dhe kampin e refugjatëve ngjitur, një zonë e përshkruar si një bastion i lëvizjeve të armatosura palestineze.

Dhuna u përshkallëzua në Bregun Perëndimor pasi shpërtheu lufta midis Hamasit dhe ushtrisë izraelite në Gaza më 7 tetor 2023.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat