Regjistrohet tërmet në Indonezi. ja sa ishte magnituda

Azia

Regjistrohet tërmet në Indonezi. ja sa ishte magnituda

Më: 31 janar 2025 Në ora: 21:58
Ilustrim

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë ka goditur provincën Aceh në Indonezi të premten, sipas agjencisë gjeofizike të vendit.

Tërmeti kishte një thellësi prej 29 kilometrash dhe agjencia tha se nuk kishte mundësi për tsunami. Gjithashtu deri më tani, nuk është raportuar për viktima por vetëm dëme materiale.

Tërmeti ringjalli kujtimet e cunamit të Oqeanit Indian të vitit 2004, i cili shkatërroi Aceh dhe rajonet përreth.

Ngjarja katastrofike, e shkaktuar nga një tërmet me magnitudë 9.1 në brigjet e Sumatrës, vrau mbi 170,000 njerëz në Indonezi dhe zhvendosi miliona të tjerë nëpër disa vende.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat