Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu wshtw përgatitur të largohet nga Izraeli të dielën për një takim me presidentin amerikan Donald Trump, duke kërkuar të forcojë lidhjet me Uashingtonin pas tensioneve me administratën e mëparshme të Shtëpisë së Bardhë për luftën në Gaza.
Netanyahu, lideri i parë i huaj që viziton Trumpin që nga inaugurimi i tij muajin e kaluar, largohet me armëpushimin në Gaza që është ende në fuqi dhe negociatat që synojnë një fazë të dytë që pritet të fillojë këtë javë.
“Vendimet që morëm në luftë tashmë kanë ndryshuar pamjen e Lindjes së Mesme”, tha ai në aeroport para nisjes së tij.
“Vendimet tona dhe guximi i ushtarëve tanë e kanë rivizatuar hartën. Por unë besoj se duke punuar ngushtë me Presidentin Trump, ne mund ta rishikojmë atë edhe më tej dhe për mirë”.
Netanyahu, i cili përballet me një urdhër arresti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për akuzat për krime lufte në Gaza, kishte tensionuar marrëdhëniet me paraardhësin e Trump, Joe Biden dhe nuk e ka vizituar Shtëpinë e Bardhë që nga kthimi në detyrë në fund të 2022.