Kina ka zbuluar një prototip të një treni me shpejtësi të lartë që arrin një shpejtësi maksimale deri në 280 milje në orë (450 km/h) dhe mund të thyejë të gjitha rekordet botërore të shpejtësisë, njoftuan sot mediat amerikane.
Treni CR450 përfaqëson një përparim të rëndësishëm në teknologji dhe angazhimin e Kinës ndaj qëllimit të saj për të qenë një lider në inovacionin hekurudhor, raporton Fox News.
Ky tren super i shpejtë udhëton me një shpejtësi mbresëlënëse prej 248 miljesh në orë, duke tejkaluar paraardhësin e tij, CR400, i cili arriti 217 mph.
Kjo rritje e ndjeshme e shpejtësisë u arrit, ndër të tjera, përmes përdorimit të materialeve më të avancuara si përbërësit e fibrave të karbonit dhe lidhjeve të magnezit.
Nuk është lënë pas dore komoditeti i pasagjerëve, ndaj në zhvillimin e trenit më të ri super të shpejtë është aplikuar teknologjia e reduktimit të zhurmës brenda trenit me dy decibel krahasuar me modelet e mëparshme.