Kina ka dërguar 21 avionë, shtatë anije luftarake dhe një balonë spiune në ngushticën e Tajvanit në 24 orët e fundit.
Ministria e Mbrojtjes në Taipei njoftoi në rrjetin social X atë që po ndodh pak kilometra nga brigjet e ishullit që refuzon sovranintetin e Kinës.
Katërmbëdhjetë avionë kaluan vijën mesatare të ngushticës, e cila shënon kufirin jozyrtar me Kinën, duke hyrë në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të ishullit (ADIZ).
Si përgjigje, Tajvani vendosi sistemet e tij raketore të mbrojtjes ajrore dhe dërgoi anije dhe avionë për të monitoruar lëvizjet e ushtrisë kineze.
Pekini pretendon sovranitetin mbi ishullin, të cilin e konsideron një “provincë rebele” dhe vazhdimësi përbërëse e territorit kinez. Nga ana tjetër, Perëndimi dhe SHBA mbështesin një Tajvan të pavarur.