Të paktën 20 persona, shumica prej tyre gra, janë vrarë në një shpërthim me bombë që ndodhi në një veturë në veri të Sirisë, njofton BBC.
Makina e mbushur me eksploziv shpërtheu në periferinë jugore të qytetit të Manbij, ndërsa një kamion që transportonte rreth 30 punëtorë bujqësorë kaloi pranë.
Numri i të vdekurve është 15, duke përfshirë 11 gra dhe tre vajza.
Presidenca u zotua të sigurojë që autorët e këtij sulmi të ashtuquajtur “terrorist” do të përballen me “dënimet më të rënda”.