Izraeli dhe Hamasi kanë vazhduar shkëmbimin e të burgosurve bazuar në marrëveshjen e arritur javë më parë.
Sot, militantët palestinez kanë liruar tri pengje, të cilët ishin shoqëruar deri në një podium.
Ata dukeshin të dobësuar gjersa shoqëroheshin nga militantët e grupit palestinez.
Ndërkohë, Izraeli ka liruar 83 të burgosurit palestinezë, ku 18 prej tyre ishin duke vuajtur dënime me burgim të përjetshëm, 54 kanë vuajtur dënime të gjata dhe shumica e madhe, 111, janë ndaluar në Gaza gjatë luftës.
Aktualisht, 42 prej tyre po kthehen në shtëpi në Bregun Perëndimor, shkruan skynews.
Shtatë po deportohen në Egjipt, pasi ata kanë vuajtur dënime me burgim të përjetshëm.
Ndryshe, Izraeli dhe Hamasi do të vazhdojnë të shkëmbejnë pengjet me të burgosurit edhe në javët në vazhdim.