Pa ujë dhe kujdes shëndetësor/ Jeta pas luftës, UNICEF: Fëmijëve që kthehen në Gazën veriore, u mungojnë bazat për të mbijetuar

Azia

Pa ujë dhe kujdes shëndetësor/ Jeta pas luftës, UNICEF: Fëmijëve që kthehen në Gazën veriore, u mungojnë bazat për të mbijetuar

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 08:17
Foto ilustrim

Tess Ingram, një zëdhënëse e UNICEF-it, thotë se familjet në veri të Gazës janë “tronditur” në shkallën e shkatërrimit në zonë.

“Kjo është veçanërisht traumatike për fëmijët, të cilët kanë duruar kaq shumë tashmë. Ata tani po kthehen në komunitetet pa ujë dhe pa kujdes shëndetësor, pa bazat që u nevojiten për të mbijetua”, tha Instagram në një video të postuar në X.

Ajo shton se edhe pasi kishin parë fotot nga ajo që kishte ndodhur në zonat ku banonin, sërish ata shpresonin që lagjet dhe shtëpitë e tyre do të ishin kursyer.

“Por ndërsa janë kthyer dhe shohin se një gjë e tillë nuk ka ndodhur, shpresa me të cilën janë mbajtur për 15 muaj kthehet në dëshpërim të rëndë. Kjo është më shumë traumatike për fëmijët, të cilët janë përballur me kaq shumë gjëra tashmë Kjo është jeta pas luftës”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat