Agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut thotë se DeepSeek mbledh ‘tepër’ të dhëna personale

Azia

Agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut thotë se DeepSeek mbledh ‘tepër’ të dhëna personale

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Agjencia e spiunazhit të Koresë së Jugut ka akuzuar aplikacionin kinez të inteligjencës artificiale DeepSeek për mbledhjen “tepër” të të dhënave personale dhe përdorimin e të gjitha të dhënave hyrëse për të trajnuar veten.

Kjo agjenci ka vënë në pikëpyetje përgjigjet e aplikacionit ndaj pyetjeve në lidhje me çështjet e krenarisë kombëtare.

Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës (NIS) tha se u dërgoi një njoftim zyrtar agjencive qeveritare javën e kaluar.

Atyre u kërkoi që të merrnin masa paraprake sigurie mbi aplikacionin e inteligjencës artificiale, raporton Reuters.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat