Kina ka vendosur tarifa mbi importe amerikane prej gati 14 miliardë dollarësh, përfshirë naftën e papërpunuar dhe gazin natyror të lëngshëm, pas vendosjes së tarifave 10 për qind nga SHBA për mallra kineze.
Këto masa erdhën pas dështimit të një telefonate midis Presidentit Trump dhe liderit kinez Xi Jinping, që mund të kishte shmangur përshkallëzimin e tensioneve tregtare.
Të dy vendet po mbajnë hapësirë për një marrëveshje, megjithëse tensionet kanë filluar, ka raportuar CNN.
“Pekini ka reaguar me kujdes për shkak të ndikimit të vogël në ekonomi dhe për të lënë mundësi për negociata me SHBA”, sipas Andy Rothman, CEO i grupit këshillimor Sinology.
Analistët thonë se Pekini nuk e ka zbatuar plotësisht marrëveshjen e fazës së parë tregtare të arritur në fund të administratës së parë të Trump, ndërsa shqetësimet e SHBA shtrihen më tej në politikat industriale dhe modelin ekonomik të Kinës.