Egjipti do të paraqesë një plan gjithëpërfshirës për rindërtimin e Gazës

Azia

Egjipti do të paraqesë një plan gjithëpërfshirës për rindërtimin e Gazës

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 10:56
Gaza

Egjipti planifikon të “paraqesë një vizion gjithëpërfshirës për rindërtimin” e Rripit të Gazës, i cili siguron që palestinezët të mbeten në tokën e tyre, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Egjiptit.

Egjipti shpreson për bashkëpunim me administratën e presidentit amerikan, Donald Trump “për të arritur një paqe gjithëpërfshirëse dhe të drejtë në rajon”.

Deklarata vjen ndërsa Trump vazhdon të ushtrojë presion për planin e tij për të marrë kontrollin e Rripit të Gazës dhe për të zhvendosur popullsinë e tij në Egjiptin dhe Jordaninë fqinje, pavarësisht refuzimit të shteteve arabe.

Dje, presidenti amerikan tha se palestinezët nuk do të kishin të drejtën e kthimit në Gaza sipas planit të tij për marrjen e enklavës, duke e përshkruar propozimin e tij si “zhvillim të pasurive të paluajtshme për të ardhmen”.

Trump i tha Bret Baierit nga Fox News Channel se “unë do ta zotëroja atë”, duke shtuar se mund të ketë deri në gjashtë vende të ndryshme jashtë Gazës ku palestinezët mund të jetonin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat