Delegacioni i Hamasit mbërrin në Kajro për bisedime për armëpushim

Azia

Delegacioni i Hamasit mbërrin në Kajro për bisedime për armëpushim

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Është raportuar se një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro për bisedime për armëpushimin.

Sipas raportimeve, grupi ka ka nisur takimet me zyrtarët egjiptianë për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit, raporton BBC.

Egjipti ka qenë një nga ndërmjetësit kryesorë në bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit.

Është cituar një zyrtar i Hamasit i cili ka thënë se delegacioni “do të diskutojë mënyrat për t’i dhënë fund krizës aktuale dhe të sigurojë angazhimin për zbatimin e marrëveshjes”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat