Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz kërcënoi sot me një rikthim në luftë nëse Hamasi nuk liron pengjet e rrëmbyer në Izrael dhe të mbajtur në Rripin e Gazës.
”Nëse Hamasi nuk i liron pengjet izraelitë deri të shtunën, do të hapen dyert e ferrit, siç premtoi presidenti amerikan”, tha Israel Katz pas një takimi me ushtrinë.
”Lufta e re në Gaza do të jetë me një intensitet të ndryshëm nga ajo që i parapriu armëpushimit (…)
Do të lejojë gjithashtu realizimin e projektit të presidentit amerikan Trump për Gazën”, theksoi ai.