Një kamionçinë që transportonte minatorë për nxjerrjen e qymyrit në provincën e paqëndrueshme jugperëndimore pakistaneze të Baloçistanit u godit nga një bombë ku mbetën të vdekur të paktën 11 punëtorë. Raportohet se 8 të tjerë të plagosur po marrin trajtim në spital, deklaruan zyrtarët sot.
“Incidenti i fundit ndodhi në distriktin Harnai, pranë kryeqytetit provincial të Quetta, herët në mëngjes. Disa prej tyre ishin në gjendje kritike dhe numri i viktimave mund të rritet”, tha shefi i administratës locale, Wali Kakar
E dyshuara kryesora është Ushtria Çlirimtare e Baloçistanit (UÇB), një grup militant i guerrilëve etnikë Baloç, që lufton për pavarësinë nga Pakistani.
Në tetor, një grup personash të armatosur sulmuan një minierë qymyri në rajon, duke vrarë të paktën 20 punëtorë.