Sulm ndaj autokolonës së paqeruajtëve të OKB në Liban, plagoset zyrtari i lartë

Azia

Sulm ndaj autokolonës së paqeruajtëve të OKB në Liban, plagoset zyrtari i lartë

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 08:07
Foto nga vendi i ngjarjes

Një kolonë e misionit paqeruajtës të organizatës ndërkombëtare në Liban (UNIFIL), e cila po transportonte forcat në aeroportin e Bejrutit, u sulmua dhunshëm dhe një prej automjeteve iu dogj. I plagosur ka mbetur zv/komandanti në largim i Forcës, i cili po kthehej pas përfundimit të misionit.

“Ne jemi të tronditur nga ky sulm skandaloz ndaj paqeruajtësve, të cilët po punojnë për të rivendosur sigurinë dhe stabilitetin në Libanin jugor gjatë një periudhe të vështirë. Sulmet kundër paqeruajtësve janë shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar dhe mund të përbëjnë krime lufte. Ne kërkojmë një hetim të plotë dhe të menjëhershëm nga autoritetet libaneze dhe që të gjithë autorët të sillen para drejtësisë”, thuhet në deklaratë.

Si kryeministri i Libanit, Nawaf Salam, ashtu edhe ushtria libaneze dënuan sulmin ndaj Unifil dhe thanë se do të punonin për të arrestuar personat e përfshirë.

Unifil u krijua për të monitoruar një zonë tampon të krijuar pranë kufirit me Izraelin pas përfundimit të luftës së Libanit të vitit 2006 dhe ka poste në të gjithë Libanin jugor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat