Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu paralajmëron Hamasin se “portat e ferrit do të hapen”, nëse nuk lirohen pengjet izraelite.
Kjo deklaratë erdhi gjatë takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, i cili ndodhet në Tel Aviv.
Kryeministri izraelit falënderoi presidentin e SHBA-ve, Donald Trump për ndihmën e tij në lirimin e djeshëm të tre pengjeve. Ai shprehu gjithashtu falënderimet ndaj Rubios për mbështetjen e SHBA-së për politikën e Izraelit në Gaza. Ndër të tjera Netanyahu theksoi se ai dhe Trump “po punojnë në bashkëpunim të plotë dhe koordinim të plotë”.
Po ashtu kryeministri izraelit komentoi dhe politikave të ndjekura nga Irani. “Izraeli dhe SHBA qëndrojnë krah për krahë në përballjen e kërcënimit iranian”, përfundoi Netanyahu.