​Izraeli nuk lejon hyrjen e shtëpive kontejnerë në Gaza, pavarësisht marrëveshjes për armëpushim

Azia

​Izraeli nuk lejon hyrjen e shtëpive kontejnerë në Gaza, pavarësisht marrëveshjes për armëpushim

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Pavarësisht armëpushimit, qeveria izraelite vazhdon të bllokojë hyrjen e shtëpive kontejnerë në Rripin e Gazës, vend i cili ka pësuar shkatërrime të rënda për shkak të sulmeve 15 mujore të Izraelit.

Në Gaza, ku kanë ndodhur shkatërrime të rënda për shkak të sulmeve izraelite, palestinezët po përpiqen të mbijetojnë në tenda të improvizuara, për arsye se nuk kanë shtëpi në të cilat mund të jetojnë, raporton Anadolu.

Një pjesë e madhe e banorëve të Gazës qëndrojnë në tendat e improvizuara të ngritura mbi rrënojat e shtëpive të tyre.

Për shkak të shkatërrimit të shkaktuar nga sulmet izraelite, tendat dhe shtëpitë me kontejnerë janë ndër nevojat kryesore të palestinezëve në Gaza.

Sipas armëpushimit të arritur midis Izraelit dhe Hamasit dhe i cili hyri në fuqi më 19 janar, në fazën e parë të marrëveshjes, qeveria izraelite duhej të lejonte hyrjen e 200 mijë tendave dhe 60 mijë shtëpive kontejnerë në Gaza.

Por, edhe pse kanë mbetur më pak se dy javë deri në fund të fazës së parë të marrëveshjes, Izraeli deri më tani nuk ka lejuar një shtëpi të vetme kontejneri në Gaza.

Gjithashtu, prej gjithsej 200 mijë tendave të premtuara në rajon është lejuar hyrja e vetëm 73 mijë tendave.

Kjo i bën kushtet e jetesës edhe më të vështira për palestinezët, shtëpitë e të cilëve janë shkatërruar nga sulmet izraelite dhe që nuk mund të gjejnë vend për t'u strehuar.

Thuhet se duke bllokuar hyrjen e shtëpive kontejnerë dhe tendave, Izraeli synon të vështirësojë qëndrimin e palestinezëve në veri të Gazës, ku pas sulmeve kanë ndodhur shkatërrime të rënda.

- Të shkatërruara ose të dëmtuara 92 për qind e ndërtesave në Gaza

Tërheq vëmendjen shkatërrimi i rëndë në Rripin e Gazës, veçanërisht në veri, si rezultat i sulmeve izraelite.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), 160 mijë shtëpi në Gaza u shkatërruan ndërsa 276 mijë u dëmtuan kryesisht ose pjesërisht për shkak të sulmeve izraelite.

Kjo nënkupton se 92 për qind e ndërtesave në Gaza janë shkatërruar ose dëmtuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat