Izraeli pranon trupat e pajetë të katër pengjeve – presidenti kërkon falje për ata që nuk mund t’i kthente të gjallë

Azia

Izraeli pranon trupat e pajetë të katër pengjeve – presidenti kërkon falje për ata që nuk mund t’i kthente të gjallë

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 12:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë marrë trupat e katër pengjeve izraelite në Gaza.

Sipas raportimeve, IDF do të mbajë një ceremoni ushtarake në kujtim të tyre, ku do të marrin pjesë ushtarë dhe një rabin ushtarak.

Prej aty, eshtrat do të transportohen në një institut të mjekësisë ligjore në Abu Kabir nën shoqërimin e policisë, shkruan skynews.

Bëhet e ditur se trupat do t’i nënshtrohen një procesi identifikimi, i cili mund të zgjasë deri në 48 orë në varësi të gjendjes së tyre.

Ndërsa asnjë zyrtar nuk do të lejohet në qendrën mjekësore, e cila do të punojë me kapacitet të plotë për ta bërë procesin sa më të shpejtë, me familjet që do të jenë të parat që do të kenë rezultat.

Ndryshe, presidenti i Izraelit, Isaac Herzog ka kërkuar falje që nuk i ka sjellë të gjallë në shtëpi të gjitha pengjet e marra nga Hamasi.

Rreth 70 pengje ende mendohet se mbahen në Gaza – disa të vdekur, disa të gjallë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat