Të paktën 3 persona humbën jetën dhe 74 të tjerë u plagosën, pasi çatia e një qendre tregtare u shemb në Peru.
Ngjarja ndodhi në Real Plaza, në Trujillo (në veriperëndim), qyteti i tretë më i populluar i vendit, rreth 500 kilometra në veri të kryeqytetit Lima.
“Deri më tani janë tre të vdekur, dy burra dhe një grua,” tha Gelki Gomez, një oficer i zjarrfikësve.
Ministria e Brendshme konfirmoi numrin e të vdekurve me anë të një postimi në platformën X.
“Ne transportuam 74 të plagosur, mes tyre dhjetë fëmijë, në spitale dhe klinika. 11 prej tyre janë plagosur rëndë,” tha Aníbal Morillo, një zyrtar shëndetësor.
Dhjetëra familje ndodheshin në restorantin Real Plaza në momentin e shembjes.