Hamasi liron dy pengje izraelite

Azia

Hamasi liron dy pengje izraelite

Më: 22 shkurt 2025 Në ora: 10:54
Pengjet

Hamasi liroi dy nga gjashtë pengjet izraelitë që do të liroheshin të shtunën, edhe pse tensioni i shtuar midis kundërshtarëve mjegullonte të ardhmen e marrëveshjes së armëpushimit.

Dy pengjet – Tal Shoham, 40 vjeç dhe Avera Mengistu, 38 – u futën në automjetet e Kryqit të Kuq pasi u nxorën në një skenë nga luftëtarë të maskuar dhe të armatosur të Hamasit përpara një turme në qytetin jugor të Gazës, Rafah.

Menjëherë pas kësaj, ushtria izraelite konfirmoi se të dy ishin sjellë në Izrael, shkruan AP.

Lirimi i fundit i pengjeve, që do të pasohet nga lirimi i qindra palestinezëve të burgosur nga Izraeli, po vazhdon pas tensioneve të rritura kur Hamasi fillimisht dorëzoi trupin e gabuar të Shiri Bibas, një nënë izraelite e dy djemve të rinj të rrëmbyer nga militantët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat