Të paktën 21 anëtarë të dy familjeve humbën jetën nga përmbytjet në provincën perëndimore Farah të Afganistanit të martën, sipas një deklarate nga Ministria e Brendshme.
Zëdhënësi Abdul Mateen Qaniee tha se mes viktimave ishin gra dhe fëmijë dhe se pesë të tjerë pësuan lëndime.
Familjet kishin shkuar për piknik në fshatin Kojar dhe ishin duke u ngjitur në një mal kur u gjendën përpara kushteve të ashpra atmosferike me shiu të madh dhe stuhi breshëri.
Ndërkohë përmbytjet e ndodhura vitin e kaluar shkaktuan 315 viktima dhe më shumë se 1600 të plagosur në veri të Afganistanit.