​Zgjidhet ngecja e marrëveshjes për armëpushimin në Gaza

Azia

​Zgjidhet ngecja e marrëveshjes për armëpushimin në Gaza

Më: 26 shkurt 2025 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

Zyrtarët izraelitë dhe të Hamasit kanë njoftuar se ngecja e fundit në marrëveshjen e armëpushimit në Gaza është zgjidhur nga ndërmjetësuesit. Izraeli kishte vonuar lirimin e 600 të burgosurve palestinezë të shtunën, duke akuzuar keqtrajtimin pengjeve izraelitë që po lirohen nga Hamas. Hamas e cilësoi këtë një shkelje të rëndë të marrëveshjes, shkruan BBC.

Pritet që të burgosurit të lirohen, së bashku me një tjetër grup, ndoshta të mërkurën ose të enjten, në këmbim të trupave të katër pengjeve. Ky zhvillim hap rrugën për vizitën e të dërguarit të SHBA-së, Steve Witkoff, i cili ka thënë se dëshiron të nisë bisedimet e vonuara për fazën e dytë të armëpushimit.

Në të njëjtën kohë, mijëra izraelitë u mblodhën në qytetin Rishon LeZion për të ndjekur ceremoninë e varrimit të Shiri Bibas dhe dy djemve të saj, Ariel dhe Kfir, trupat e të cilëve u kthyen nga Hamas javën e kaluar. Ata u vranë gjatë rrëmbimit nga sulmi i Hamas në 7 tetor të vitit 2023, që shkaktoi luftën në Gaza.

Marrëveshja e re parashikon lirimin e të burgosurve palestinezë dhe kthimin e trupave të katër pengjeve izraelitë, që pritet të ndodhin më 26 shkurt. Palestinezët e burgosur përfshijnë mbi 400 gazanë dhe 50 të dënuar me burgim të përjetshëm në Izrael.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat