Lindshmëria në Japoni shënon rënie rekord për të nëntin vit radhazi

Azia

Lindshmëria në Japoni shënon rënie rekord për të nëntin vit radhazi

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 23:01
Foto ilustrim

Numri i lindjeve në Japoni ka rënë në një nivel të ri rekord në vitin 2024 për të nëntin vit radhazi.

Sipas të dhënave të qeverisë, vitin e kaluar kanë lindur 720.988 foshnja, duke shënuar një rënie prej 5 për qind nga normat e vitit 2023 në vendin e Azisë Lindore, raportoi Agjencia e Lajmeve Kyodo me bazë në Tokio.

Shkalla e lindjeve po zvogëlohet më shpejt nga sa parashikonte qeveria, pasi kostoja e jetesës është rritur dhe më shumë individë presin për martesë deri në vitet e mëvonshme të jetës.

Numri i vdekjeve gjithashtu ka shënuar rritje rekord në vitin 2024, me 1,6 milion njerëz të vdekur, duke shkaktuar një ulje të popullsisë me 897.696, për herë të parë në histori.

Duke marrë parasysh që numri i publikuar përfshin të huajt, numri i foshnjave të lindura nga shtetas japonezë në vitin 2024 pritet të ketë qenë edhe më i ulët se 700 mijë, për herë të parë që kur vendi filloi të regjistrojë rënie të lindshmërisë.

Ky kalim i pragut nën 700 mijë është cilësuar si shqetësues, pasi qeveria nuk kishte pritur që të ndodhte deri në vitin 2038.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat