Sulm me armë dhe thikë në Izrael, një i vdekur dhe katër të plagosur, neutralizohet autori

Azia

Sulm me armë dhe thikë në Izrael, një i vdekur dhe katër të plagosur, neutralizohet autori

Më: 3 mars 2025 Në ora: 10:26
Izrael

Një sulm me armë dhe thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Haifa të Izraelit.

Autoritetet izraelite konfirmojnë për një të vdekur dhe katër të plagosur.

Ngjarja ndodhi në një stacion autobusi, ndërsa mësohet se autori është neutralizuar.

Sipas një deklaratë të shërbimeve të urgjencës izraelite, viktimë ka mbetur një 70-vjeçar, ndërsa janë plagosur një burrë dhe një grua rreth 30 vjeç, një i mitur dhe një e moshuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat