Shtetet e Bashkuara planifikojnë të vendosin një tarifë shtesë , prej 10% për mallrat kineze duke filluar nga 4 marsi për shkak të problemit të fentanilit. Kina po studion dhe zhvillon kundërmasat e duhura në përgjigje të kërcënimit të SHBA-së ndaj produkteve kineze.
Sipas raportimit të mediave ndërkombëtare , kundërmasat ka të ngjarë të përfshijnë tarifa dhe një sërë masash ku përfshihen produktet bujqësore dhe ushqimore amerikane.
Kërcënimi i SHBA -së për të vendosur një tarifë shtesë prej 10 për qind ndaj produkteve kineze nxiti menjëherë një reagim nga disa ministri kineze.
“Kina shpreson që Shtetet e Bashkuara të mos përsërisin gabimet e tyre dhe të kthehen shpejt në rrugën e duhur të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve përmes dialogut të barabartë. Nëse Shtetet e Bashkuara këmbëngulin për të vazhduar kursin e saj, Kina do të marrë të gjitha kundërmasat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj legjitime”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lin Jian.